Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREAtletja e talentuar Juri Hoxha, “marathonomaku” i 21 km vrapim!

Atletja e talentuar Juri Hoxha, “marathonomaku” i 21 km vrapim!

Nga Anila Besfalliu-

Pjesëmarrja në një maratone është një sfidë e pasur me emocione, vendosmëri dhe triumf personal.

Në Maratonën që do të organizohet në qytetin e Beratit në daten 7 prill, me pjesmarrës të shumtë nga e gjithë Shqipëria, por jo vetem, Juri Hoxha do përfaqesojë grupin Plaestratet duke pershkruar një kategori 21 km. Sfida e saj është e përkushtuar ndaj vetvetes dhe aftësisë për të tejkaluar kufijtë fizikë.

Një pjesmarrje në maratonë mund të përshkruhet si një udhëtim i gjatë fizik dhe emocional që kërkon përgatitje të vazhdueshme, disiplinë dhe vendosmëri. Në këtë udhëtim, pjesëmarrësit përballen me sfida të ndryshme, duke filluar nga tërheqja e muskujve deri te momentet kur duhet të tejkalohen kufijtë e mundshëm psikologjikë.

Kur vrapon në rrugët e një qyteti apo në një natyrë të bukur siç është Berati, pjesëmarrja në maratonë sjell një ndjenjë të bukur dhe një mundësi për të shijuar arkitekturen e qytetit. Momentet e lodhjes dhe sfidat gjatë garës janë të shpërblyer nga gëzimi dhe triumfi i arritjes së distancës që ke marrë pjesë në një kohë që t’i i ke vendosur vetes si objektiv.

Thirrja e Jurit Hoxhës mbetet që grupi t’i bashkohen sa më shumë vajza, pasi deri tani janë të pakta në pjesëmarrje, se fundmi prej saj është krijuar një Grup që quhet She RUNS e përberë nga 10 anëtare për monetin, por që pritet t’i shtohen me kalimin e kohes edhe vajza të tjera. Grupi është i hapur për çdo sportdashëse, edhe nëse nuk ka vrapuar ndonjeherë, vajzat e grupit do e ndihmojne të fillojë hapat e para e më pas është tjetër kënaqesi kur e sheh që merr pjesë nëpër gara, jo vetem kombëtare por edhe nderkombëtare.

Juri Hoxha është shembull frymëzimi për këdo që kërkon të sfidojë të pamundurën, duke u kthyer në frymëzim për këdo, por sidomos për vajzat shqiptare.

Ajo vrapon si “marathonomaku”!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME