Saturday, December 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAudio-përgjimi për protestën e 21 janarit/ Prokuroria e Tiranës: Do të kryhet...

Audio-përgjimi për protestën e 21 janarit/ Prokuroria e Tiranës: Do të kryhet verifikimi i fakteve

Prokuroria e Tiranës ka reaguar në lidhje me një audiopërgjim të publikuar në media sa i takon ngjarjes së 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues. Prokuroria njofton se do të kryhen veprimet hetimore në lidhje me verifikimin e fakteve të publikuara nga gazetari Artan Hoxha. Ndërkohë rikujtojmë se ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një komunikim me gazetarët i kërkoi SPAK-ut që të hetojnë ish kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Brendshëm të asaj kohe Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendin, ish-komandant i Gardës.

Ndërkohë ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se audio përgjimi i publikuar është një manipulim nga ana e ish kryepolicit Ardi Veliu.

Njoftimi i prokurorise;

Në datën 18.04.2012, është vendosur ndarja nga procedimi penal dhe dërgimi për gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i çështjes së numërtuar 285/21, të viti 2012, i materialeve për të pandehurit N.P akuzuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, parashikuar nga neni 79 gërma “ë” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasit F.M dhe të pandehurit A.Ll, akuzuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer kundër dy ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasve H.D e Z.V, si dhe plagosjen e shtetasve F.M, E.B dhe S.G. Ndërkohë që, u vazhduan hetimet në kuadër të procedimit penal nr.285 të vitit 2011, me qëllim për të përcaktuar se cili është personi që kishte vrarë shtetasin A. N dhe plagosur shtetasit A. D, I.Q dhe I.P.

Në funksion të hetimeve të zhvilluara nga ana e policisë gjyqësore u kryen të gjithë veprimet e nevojshme hetimore, por nuk u bë e mundur që të identifikohet se cilët janë personat që kanë vrarë shtetasit A.N dhe H.D, si dhe plagosur shtetasit F.M, S.G, E.B, A.D, I.Q dhe I.P. Në këto kushte, kur janë kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore dhe autori i veprës penale nuk njihet, me vendim të datës 28.02.2020, prej Prokurorëve të çështjes është vendosur që hetimet të pezullohen duke i kaluar aktet e procedimit penal nr.285, të vitit 2011, për ndjekje të mëtejshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Në vitin 2021 është vendosur rifillimi i hetimeve të pezulluara dhe kryerja e veprimeve hetimore me qëllim zbulimin e autorit të vrasjes së shtetasit A.N dhe H.D, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr.100, të shpallur në dt.07.02.2013, ka vendosur deklarimin të pafajshëm të pandehurit A. Ll, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje, të kryer kundër dy ose më shumë personave”, me pasojë të drejtpërdrejtë vdekjen e të ndjerit H.D.Me kryerjen e veprimeve hetimore të këtij procedimi penal janë ngarkuar Oficerët e Seksionit të Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët krahas detyrave të urdhëruara prej prokurorëve të ngarkuar me hetimin, do të kryejnë edhe veprimet hetimore të deleguara në lidhje me verifikimin e fakteve të publikuara prej shtetasit A.H (gazetar), fakte të bëra publike prej tij në emisionin “Zona Zero”, më datën 20.01.2023, në televizionin “Top Channel”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME