Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË“Shqiptarët paguhen 40% më pak se të gjithë në rajon”, PL: Kjo...

“Shqiptarët paguhen 40% më pak se të gjithë në rajon”, PL: Kjo qeverisje i shërben vetëm oligarkëve

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka kritikuar qeverinë duke thënë se në një moment që vendet e rajonit i kanë rritur pagat mesatare bruto deri në nivelin 800-900 euro, Shqipëria i ka në nivelin 520 euro.

Në një deklaratë nga selia e PL, Caka u shpreh se shqiptarët paguhen 40% më pak se në vendet e tjera të rajonit, ndërsa shtoi se Shqipëria mban vendin e fundit për konsumin e të ardhurat për frymë.

Sipas saj, qeveria nuk ka asnjë plan për rimëkëmbjen e ekonomisë së shqiptarëve, por bëjnë “plane vetëm për pasurimin e xhepave të tyre”.

Deklarata e plotë:

Shqipëria është përsëri në vend të fundit në rajon, për shkak të qeverisjes së korruptuar të Ramës.

Në 3 vitet e fundit, gjithë vendet e rajonit i kanë rritur pagat mesatare bruto deri në nivelin 800-900 euro, ndërsa Shqipëria, i ka në nivelin 520 euro.

Pra, në 3 vitet e fundit, në Shqipëri, paga mesatare bruto është rritur vetëm 84 euro.

Kjo ka bërë që të thellohet gjithnjë e më shumë diferenca me vendet e rajonit e duke bërë që shqiptarët të paguhen 40% më pak se serbët, boshnjakët, malazezët e maqedonasit.

Për shembull, në Serbi, qytetarëve iu është rritur paga me 248 euro në 3 vitet e fundit, ndërsa shqiptarët, për shkak të qeverisjes korruptive të Edi Ramës u rritet paga mesatare bruto 3 herë më pak se Serbia e për pasojë ata zgjedhin rrugën e largimit nga vendi.

Qeveria e inceneratorëve që nuk ekzistojnë, qeveria e betonit dhe pastrimit të parave, qeveria e rrugëve ku kilometri kushton 23 milionë euro, nuk ka asnjë plan për rimëkëmbjen e ekonomisë së shqiptarëve, por bëjnë plane vetëm për pasurimin e xhepave të tyre.

Shqipëria ka gjithashtu nivelin më të ulët të të ardhurave të disponueshme në rajon.

Shqipëria gjithashtu mban vendin e fundit edhe për konsumin e të ardhurat për frymë.

Këto fakte shkatërruese nuk kanë asnjë shpjegim tjetër përveç faktit që mbajmë vendin e parë në keqqeverisje, korrupsion, trafik narkotikësh, pastrim parash, rritje çmimesh dhe grabitje.

Kjo qeverisje nuk është më për shqiptarët të cilët po largohen çdo ditë; kjo qeverisje i shërben vetëm oligarkëve, interesave okulte dhe xhepave të kabinetit të Ministrave e drejtorëve të tyre.

Shqiptarët e dinë tashmë se 14 Maji do të jetë dita e mbylljes së një kapitulli të errët për vendin dhe qytetarët tanë; çrrënjosja e këtij pushteti kriminal do të vijë vetëm falë votës së tyre dhe angazhimit të përbashkët me opozitën për çlirimin nga kthetrat e mafies në pushtet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME