Sunday, November 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPorositi vrasjen tek Dumani/ Sekuestrohen disa pasuri të Florenc Çapjas në Elbasan

Porositi vrasjen tek Dumani/ Sekuestrohen disa pasuri të Florenc Çapjas në Elbasan

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasuritë e Florenc Çapjas, i cili është vënë nën hetim nga SPAK për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit ta ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Struktura antikorrupsion, me një vendimin e firmosur nga gjyqtarja Florjela Davidhi, në kuadër të ligjit “Antimafia”, ka kërkuar sekuestrimin e 10 pasurive të 41-vjeçarit dhe familjarëve të tij.

Pasuritë janë 4 pasuri tokë arë, 2 e ndërtesa, 2 godina banimi, lavazh bar kafe dhe një automjet tip ‘Audi’.

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani në dëshminë e tij për SPAK ka rrëfyer detaje për atentatin që do t’i bëhet Sokol Sanxhaktarit, me kërkesë të Florenc Çapjas se ishte i lidhur me Suel Çelën.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga i penduari tjetër i drejtësisë Henrik Hoxhaj ka thënë se ai ka biseduar me Nuredinin në kohën kur ishin tek shtëpia e tij para vrasjes së vëllezërve Haxhia.

Florenc Çapja, sipas të dhënave, strehohet në Dubai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME