KRYESORE

“Azgan, Azgan… Zoti para”/ Dalin pamjet kur dorëzohet vrasësi i policit në Fier

Janë publikuar pamjet kur Azgan Mërnica 23 vjeç futet në makinën private të familjarëve të tij dhe niset drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për t’u dorëzuar i akuzuar për vrasjen e policit Novruz Cenaliaj.

Në këtë video të publikuar nga ALB365 dëgjohen zërat e familjarëve të tij, teksa 23-vjeçari futet në makinë për të shkuar në ambientet e policisë.

Azgan Mërnica ishte lokalizuar në një banesë në fshatin Dërmenas dhe forcat RENEA kishin kërkuar që të vetëdorëzohej. Për këtë të fundit negociuan babai dhe daja i 23-vjeçarit.

RENEA ju kishte lënë afat për vetëdorëzimin dhe në rast të kundërt do të ndërhynin, edhe duke e neutralizuar fizikisht nëse do të kishte kundërpërgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button