Divjakë – Ndosh edhe kjo që në debat e sipër në një familje në Divjakë babai ushtron dhunë ndaj vajzës së tij por më pas ka reaguar djali i cili në mbështetje të së motrës ka ushtruar dhunë mbi babanë.
Policia
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. F., 58 vjeç dhe M. F., 22 vjeç, pasi shtetasi A. F. ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, ndërsa shtetasi M. F. ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, shtetasit A. F.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.