Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBaçi: Shqiptarët do i tregojnë Ramës se është minorancë (vidio)

Baçi: Shqiptarët do i tregojnë Ramës se është minorancë (vidio)

Deputeti i PD-së Luan Baçi ka bërë një prononcim për mediat pak orë para protestës kombëtare të opozitës para kryeministrisë në orën 16:00.

Baçi ka theksuar se kjo do të jetë protesta më e madhe dhe kjo falë zemërimit popullor dhe urrejtjes dhe mllefit që kanë për qeverinë.

‘Sot do të shikoni një protestë të fuqishme ku mbarë qytetarët shqiptarë do të tregojnë kësaj mazhorance se janë minorancë, Edi Ramës se është i tepërt atje lart në kryeministri dhe do të jetë një fillim vale të pandalshme protestash deri në largimin e tij’, u shpreh Baçi.

Baçi: Do të jetë protesta më e madhe dhe kjo falë zemërimit popullor dhe urrejtjes dhe mllefit që kanë për qeverinë. Sot do të shikoni një protestë të fuqishme ku mbarë qytetarët shqiptarë do të tregojnë kësaj mazhorance se janë minorancë, Edi Ramës se është i tepërt atje lart në kryeministri dhe do të jetë një fillim vale të pandalshme protestash deri në largimin e tij. Do të ketë protesta të njëpasnjëshme të të gjitha formave dhe nuk do të ndalojnë. Primare dhe protesta këta ka PD deri në 14 maj. Do të ketë shumë pjesëmarrje sot.

PL është një nga partitë kryesore në opozitë bashkë me partitë e tjera dhe janë të bashkërenduara të gjitha partitë jo vetëm parlamentare që janë opozitë që të jenë bashkarisht në protestën e sotme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME