Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET“Balla ishte i qartë”, Karamuço tregon se kush pritet të shkarkohet nga...

“Balla ishte i qartë”, Karamuço tregon se kush pritet të shkarkohet nga Policia e Shtetit

Eksperti për sigurinë dhe kriminalistikën, Ervin Karamuço, ndërsa ka komentuar daljen e parë publike të Taulant Ballës si Ministër i Brendshëm ditën e sotme, ka paralajmëruar ndryshime në Policinë e Shtetit.

Sipas Karamuços, Balla gjatë fjalës së tij ishte mjaft i qartë kur ju drejtua kreut të AMP-së, Ardi Veliut, teksa i tha se ky institucion nuk e ka kryer detyrën, duke lënë të nënkuptohet se ai do të jetë i shkarkuari i parë

“AMP ka bërë një punë të mirë gjatë kësaj periudhe dhe nuk i duhen mohuar meritat, kritikat e forta që Z. Balla drejtoi sot ndaj këtij institucioni ngjanin si një mesazh i koduar për largimin e afërt të kreut te AMP”, u shpreh eksperti, në “Top Talk”.

Karamuço u ndal ndër të tjera edhe tek një sërë problematikash që shqetësojnë sot policinë e shtetit, ku dyfishimi i rrogës së tyre duhet të ishte prioriteti Nr.1 i Ministrit të ri të Brendshëm.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME