“Piranjat” do të transmetojnë këtë të premte një investigim për veprimtarinë e kompanisë së naftës “Bankers Petroleum. “A e ka respektuar vetë Bankers ligjin shqiptar?”, është paralajmërimi i emisionit për puntatën që do transmetohet mbrëmjen e sotme.
“Përfaqësuesi kinez i Bankers, ka marrë emrin shqiptar Sokol. Ndryshe nga batutat raciste të kryeministrit se të huajt nuk dinë shqip dhe as çfarë është demokracia, duket se Sokoli e di mjaft mirë çfarë është ligji dhe se duhet të respektohet.
Por a e ka respektuar vetë Bankers ligjin shqiptar? Na ndiqni sonte në orën 20:45 vetëm në Syri TV si dhe në rrjetet tona sociale”, thuhet në njoftimin e “Piranjave”.