Tuesday, October 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBanorët e fshatit Gjerbës kundërshtojnë mënyrën se si u zgjodh kryeplaku...

Banorët e fshatit Gjerbës kundërshtojnë mënyrën se si u zgjodh kryeplaku i fshatit. Do t’i drejtohemi prokurorisë për manipulim zgjedhjesh

Mallakastër – Banorët e fshatit Gjerbës të Mallakastrës kundërshtojnë mënyrën se si PS zgjodhi kryeplakun e fshatit. Prefektia e qarkut të mos e njohi, ndryshe i drejtohemi prokurorisë për manipulim zgjedhjesh

Banorë të fshatit Gjerbës të njësisë administrative Aranitas të Mallakastrës nuk njohin kryeplakun e fshatit Xhafo Murataj që përfaqësonë PS sepse nuk është zgjedhur sipas ligjit. Nuk kemi gjë me personin në fjalë, pohojnë ata , por me mënyrën se si e zgjodhën pa njoftuar banorët e fshatit por 3 banorë, 2 të deleguar të PS në lokalin e fshatit.

Banorët të cilët kanë bindje politike të majta e të djathta pohuan se nga 280 banorë të pesë lagjeve të fshatit Gjerbës që kanë të drejtë të zgjedhin e të zgjidhen kanë qënë vetëm tre. Këshilli bashkiak i Mallakastrës nuk duhet ta konstituojë sepse nuk kan zbatuar ligjin duke mos i njoftuar banorët. Mënyra si u zgjodh do të shkaktojë konflikte në fshat, pohuan banorët.

Banorët pohuan se nuk kemi asgjë personale me personin e zgjedhur por nuk u njoftuan banorët. Artur Bregasi pohon se , ftohen banorët, debatohet e kryhen zgjedhje. Ta mbajë PS kryeplakun, do ti kërkojmë Parlamentit që të kemi dy kryepleq me dy vula, një ta ket kryebashkiaku dhe një ta ket fshati.

Shkëlqim Murataj, një tjetër banor pohon se, isha në banesë, ngjitur me lokalin ku u bën zgjedhjet e s’na njoftuan. Mënyra sesi e zgjodhën është e gabuar, mos të çojnë banorët në konflikte brenda fshatit.

Banorët pohojnë se do ti drejtohen Prefektit të Qarkut Fier Rajmonda Balilaj që të kthej rizgjedhjen e kryeplakut në fshat ndryshe nëse ajo nuk e bën do ta padisin në prokurori për manipulim zgjedhjesh.

I pyetur nga ALB365 kryetari i këshillit bashkiak të Mallakastrës Nexhmi Sulaj rreth mënyrës së zgjedhjes së kryeplakut të fshatit Gjerbës sepse banorët e kundërshtojnë mënyrësn se si ai është zgjedhur ka pohuar se, nuk kam djeni se kush është zgjedhur dhe se si është zgjedhur, tani po e marr vesh nga ju.

Fshati Gjerbës ka pesë lagje, nga 650 banorë kanë mbetur 370 dhe nga 535 votues kanë mbetur 280 dhe në zgjedhjen e kryeplakut morën pjesë 5 banorë ku 2 ishin te deleguarit e partisë

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME