Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBanorët e fshatrave Velmish dhe Strum nuk përdorin ujin e bashkisë, dyshohet...

Banorët e fshatrave Velmish dhe Strum nuk përdorin ujin e bashkisë, dyshohet me fekale (fotot dhe vidio)

Roskovec – Skandali me ujin e pijshëm në Velmish të Roskovecit, banorët marrin ujin në banesa nga puset që janë shpuar në ujrat e zeza.

Banorët e fshatit Velmish të bashkisë Roskovecit dyshojnë se në banesat e tyre uji i pijshëm u shkon me fekale. Edhe pse u shkon vetëm një orë ujë në 24 orë ai është me fekale, pohojnë banorët pasi dy puse uji që ka shpuar bashkia e Roskovecit pranë tyre kalonë kolektori kryesor i ujrave të zeza me tubacione por ato kanë plasur në sipërfaqe në themelet ku ndoshen dy puseve që ka shpuar bashkia.

Fekale, mbetje të ndryshme aty edhe kafshë të ngordhura, kjo është situata aktuale e kolektorit kryesor të ujrave të zeza që kalonë fare pranë puseve të ujit që furnizonë banorët e Velmishit dhe të Strumit , afro një mijë familje.

Ata për të pirë e blejnë nga botet ose tek çesma e fshatit e ndërtuar që në kohën e luftës pasi kanë frikë ta përdorin ujin si për të pirë dhe për të gatuar, nuk e dimë nëse janë kryer analizat apo jo dhe sa të sakta janë ato, thonë banorët

Edhe pse kur ka përfunduar punimet firma për kolektorin e ujrave të zeza të fshatit Velmish duhet të ishte i mbuluar deri në kanalin kryesor në derdhje, tubacionet kanë plasur dhe ujrat me fekale kanë dalë në sipërfaqe në themelet e godinës ku janë dy puset e ujit të pijshëm që mbushin depon e më tej shpërndahet në banesat e fshatrave Velmish dhe Strum.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME