Roskovec – Banorët e fshatit Luar të bashkisë Roskovecit kanë vendosur që këtë radhë , në votimet e 14 majit do bëjnë ndryshimin, do votojnë Erdit Hazizaj si kryebashkiak i radhës. Premtimin ata e kanë bërë në një takim të radhës së kandidatit të PD për Roskovecin Erdit Hazizsj që ka kryer me banorët e këtij fshati.
Gjat këtij takimi kandidati Hazizaj u ka folir dhe u ka spjeguar pikat e nxehta të programit pasi banorët e kësaj zone nuk kanë rrugë për të shkuar nga tokat e tye të cilat i kanë kryesishtë me ullinjë, vreshtari dhe prodhimet e tyre nuk kanë ku ti çojnë për shkak të mungesës së investimit nga bashkia socialiste për dy mandate radhë.
Hazizaj u ka folur e u ka premtuar se do ndikojë personalisht nëpërmjet instancave shtetërore pë subvencione në plehra kimike, prodhime bujqësore etj, gjetje tregjesh për tl shitur prodhimet e tyre bujqësore si brenda dhe jasht vendit pa lënë pas dore përkrahjen apo ndihmën sociale, KEMP për personat që u takon por për shkak të bindjeve politike janë lënë pa u dhënë.
Banorët pjesmarrës në takim i kanë shprehur besimin se do ta mbështsin kandidatin Hazizaj, do të bëjnë ndryshimin me votën e tyre, nuk mund të durojnë më një kryebashkiake që kujtohet për të vetëm kur ka votime, kur do të bëj takime për fotografi dhe nuk ka bërë absolutisht asgjë për ta.