SPORT
Barcelona mund Sevillan, afrohet me Realin

Barcelona përfiton nga barazimi në derbin madrilen, duke u afruar më shumë me Realin dhe Atleticon. Skuadra katalanase fitoi 4-1 në transfertën ndaj Sevillas.
Ekipi i Flick kaloi në avantazh në minutën e 7-të me Leëandoëskin. Pak sekonda më pas Sevilla barazoi menjëherë me një aksion shumë të bukur të finalizuar nga Vargas.
Në pjesën e dytë Firmin Lopez dhe Raphinha shënuan dy gola të tjerë për Barcelonën, por Firmino la katalansit me një lojtar më pak në minutën e 60-të. Gjithsesi dhe në disavantazh numerik Eric Garcia shënoi golin e katërt në fund.
Barcelona shkon në kuotën e 48 pikëve në vendin e tretë, një më pak se Atletico dhe dy më pak se Reali.