Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËBastet/ Kush do e fitojë Eurovisionin

Bastet/ Kush do e fitojë Eurovisionin

Më datë 10 maj, do të jetë nata e parë e Eurovisonit, ku edhe Shqipëria është pjesë. Për më shumë, Ronela Hajati do të hap festivalin pasi do të performojë e para. Le të kthehemi tek pyetja kryesore, kush do të FITOJË?

Ukraina është deri tani më e favorizuara. Kalush Orchestra konkurrojnë me këngën “Stefania”, që i dedikohet një nëne punëtore, të fortë dhe njëkohësisht të ndjeshme. Kënga ndërthur dy stile, modernen me klasiken, ninullat popullore sllave me ritmet moderne dhe njëkohësisht ka edhe pjesë rap.

Italia renditet në vendin e dytë. Mahmood dhe Blanco mund të shpallen fitues me “Brividi” dhe kjo do ta bënte Italinë fituese të dy edicioneve njëri pas tjetrit.

Suedia renditet në vendin e tretë.

Mbretëria e Bashkuar është e katërta më e favorizuar. Vitin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar mori 0 pikë.

Spanja mbyll top5 e më të favorizuarve për fitore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME