SPORT
Bayerni konfirmon ardhjen e portierit të ri gjerman, pritet të zërë vendin e Manuel Neuer

Bayern Munchen po ndërton për të ardhmen duke nënshkruar me portierin Jonas Urbig nga Këln.
Klubi bavarez konfirmoi transferimin e portierit 21-vjeçar ditën e martë.
Urbig konsiderohet si një nga portierët e rinj më të mirë gjermanë, teksa luan edhe me kombëtaren e të rinjve.
Lëvizja e tij te Bayerni sugjeron që klubi beson se një ditë ai mund të zëvendësojë Manuel Neuer.
Neuer, i cili mbush 39 vjeç në mars, është ende “numri 1”, por ai po shkon drejt fundit të karrierës së tij.
Ardhja e talentit të ri gjerman konfirmon fillimin e një epoke të re në portë për Bayern Munchen.