AKTUALITETKRYESORE

‘Bëra verifikime vetë, dola si shpërndarës picash…’/ Alibej: Si sigurova provat e vrasjes së familjarëve

Erion Alibej, një nga bashkëpunëtorët kryesorë të drejtësisë në Shqipëri, i përfshirë në dosjen e njohur si “Plumbi i Artë”, ka vijuar me të tjera dëshmi trdonitëse nga bota e krimit, duke zbuluar rrjete të gjera të krimit të organizuar në vend.

Ai ka dhënë dhe po vijon të japë dëshmi të gjat në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke ndihmuar në zbardhjen e disa vrasjeve dhe aktiviteteve kriminale të ndodhura kryesisht në Elbasan dhe qytete të tjera të vendit.

Para trupës gjykuese dhe prokurorëve të diosjes, dëshminë e tij, Alibej e vijoi me atë që ndodhi pas vrasjes së djalit të dajës së tij, duke thënë se dy makina kishin mbërritur e brohorisnin në sy të policisë, ndërsa gjithë ngjarjen e zbuloi vetë duke u kamufluar si shpërndarëes picash, dhe më pas ato ua ka vënë në dispozicion policisëdhe prokurorit të dosjes.

Dëshmia:

Erion Alibej: Pasi më vranë djalin e dajeës, në shtëpi më kanë ardhur 2 makina duke brohorit madje dhe në sy të patrullës së policisë, une kam bërë verifikime vete, dilja në qytet si shpërndarës picash me motor, edhe pse kisha një pjesë të kamerave te qytetit, pasi gjithë qytetin, kamerat i kishte Suel Çela.

Te shtëpia Emiljano Ramazanit, identifikova 2 automjete dhe më pas i verifikova me kamerat e sigurisë. Dua të them se kisha çdo informacion që më korespondonin dhe ia vura në dispozicion policisë dhe prokurorit. Pas ngjarjes se Andi Zylyfit unë vetdorëzohem në polici bashkë me avokatin tim, më pas dola në arrest shtepie

Kërkoja vetëm Talo Çelen me çdo kusht, të gjallë a të vdek, doja çdo informacion për të, djali dajës me tha pashë Fatos Gosën pas meje me një BMW rrugës për Peqin, Talo ishte kryesori për mua sepse ai dinte çdo gjë për mua, rrugët i njihte mirë etj, un doja që ai dhe te kapej nga policia se e di që do fliste.

Arjan Spahiu me tha se kam info i kam mar vesh te gjitha dhe duhet te bejm nje takim me nuredin dumanin, pranova, diku ne fund te shkurtit 2020, Nuredinin e mori Arjani, e solli ne pallatin ku un jetoja, ne nje shtepi te marr me qira, Nuredini kishte degjuar qe un hidhja lek per Talo Çelen, dhe me tha se Talo esht ber i veshtir per tu kap por un e di kush jane ekzekutoret e familjes tende dhe filloi tme tregonte emrat, Talo Çela, Besmir Haxhia, Altin Ndoci. Edhe tek vellezerit Baho dhe djali dajes kan qen po keto me tha. Un e dija qe kishte qen dhe dashnor Dumani e kisha si info”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button