Vrasja e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë/ Alibej: Ja kush është polici që më dha TIMS-in!

Dëshmia e Erion Alibej ka hedhur më shumë dritë mbi ngjarjet kriminale, që për autoritetet ishin ende enigmë. Bëhet fjalë për vrasjen e Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkoza, ngjarje kjo e ndodhur në lagjen ‘Nishtulla’ në Durrës, në mars të 2020.
Nga dëshmia e Albiejt, ka qenë Nuredin Dumani, ai që e ka informuar për vrasjen e dy shtetasve të lartpërmendur, duke shtuar se përpara atentatit të tyre, e kishte lidhur atë me një hoxhë në Tiranë, që t’i siguronte armë.
Alibej ka zbuluar dhe emrin e policit falë të cilit kishte akses në TIMS. \Dëshmia e Erion Alibej:
Një natë më shkruajti Nuredini, “vëlla mbaroi i pari, shiko tv”, pashë lajmet ishte vrarë Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, këtë të dytin s’e kisha dëgjuar më parë, i thashë Nuredinit po këtë pse, me tha hajd se dhe ky i atyre është…
Para se Nuredini të vijonte me këtë ngjarje, unë kisha lidhur kontakte me një hoxhë në Tiranë, ai shiste armë, dhe blinim armë te ky hoxha, rrinte tek fresku. Kisha akses në Tims përmes policit Leonard Alltja