POLITIKË

Berisha – Durrsakëve: Mos votoni sipas vullnetit të Gjushit

Sali Berisha tha se më 11 maj demokratët synojnë që të vendosin në piedestal vullnetin dhe fisnikërinë e qytetarëve të Durrës. Gjatë një takimi me strukturat e PD në degën e Durrësit, kryedemokrati u shpreh se “qytetarët nuk duhet të votojnë sipas vullnetit të Gjushit”, referuar Vangjush Dakos, por duhet të votojnë sipas vullnetit të tyre.

Ai paralajmëroi ndëshkim ekzemplar pas 11 majit për këdo që ndikon në procesin elektoral.

BerishaNe synojmë të vendosim në piedestal vullnetin dhe fisnikërinë e qytetarëve të Durrësit. Të vendosin ata dhe jo bandat. Unë garantoj se cdo njeri që do ndërhyjë në procesin elektoral në Durrës jashtë ligjit do të marrë ndëshkimin më ekzemplar se për cdo krim tjetër pas zgjedhjeve të 11 majit. Qytetarët e Durrësit duhet të votojnë jo sipas vullnetit të Gjushit apo të kësaj apo asaj bande, por duhet të votojnë sipas vullnetit të tyre dhe jo tu ndikojë kush. Ne do ta përmbushim këtë mision

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button