Friday, February 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËBerisha flet për mosbindje civile! Fuga: Ka këllqe? Nëse jo, të na...

Berisha flet për mosbindje civile! Fuga: Ka këllqe? Nëse jo, të na lënë të shtyjmë jetën si dimë vetë

Akademiku Artan Fuga ka komentuar qëndrimin e Sali Berishës, që ditët e fundit ka folur për përshkallëzim me mosbindje civile. Fuga shtron pyetjen nëse ka opozita këllqe për këto skenarë me dedektiva.

“Ka këllqe opozita, cilado qoftë ajo, e vërteta, ajo prej gjasme, ajo gjysmegjasme, opozita sipas hallit, opozita pa opozitarë, opozita e studiove televizive, opozita grindavece, opozita e miliarderëve, opozita e opozitës, etj., t’i leje skenaret me dedektiva dhe te shpalli këtë?

Në Republikën e Shqipërisë te gjitha postet politike në administratë, postet shtetërore të fituara me zgjedhje ose me emërim, publike, ose gjysme publike, mund të mbahen jo më shumë se dy mandate, dhe në raste të caktuara me ligj, vetëm një mandat, pa të drejtë përsëritjeje.

Ka këllqe dhe vullnet? Nëse jo, të n’a lënë të shtyjmë jetën si dimë vetë, rrakazhdraka, të pakten të n’a rrinë veshët rehat”, shkruan Artan Fuga.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME