Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Mafia zbriti Ballukun nga Peshkopia në Konispol me valixhe me para

Berisha: Mafia zbriti Ballukun nga Peshkopia në Konispol me valixhe me para

Ish kryeministri Sali Berisha ngriti akuza ndaj ministres së Energjisë Belinda Balluku duke e cilësuar atë hajduten më të madhe në Ballkan pas kreut të qeverisë Edi Rama.

Berisha u shpreh gjatë një takimi elektoral nga Saranda se ajo vjedh energjinë elektrike duke ia shitur atë me çmim të lirë sekserëve të saj.

Më tej ai theksoi se Balluku nuk duhet të shkonte në Konispol pa kërkuar falje për krimet që gjyshi i saj ka bërë ndaj çamëve në Tiranë me urdhër të Enver Hoxhës.

“Kandidatët tanë kanë pasur meritën e madhe nga mëngjesi në darkë të diskutojnë me ju, të dëgjojnë shqetësimet tuaja por edhe të paraqesin para jush të gjitha zgjidhjet më të mira për problemat e Sarandës, Finiqit, Konospolit, të akumuluara, të krijuara nga një qeverisje e cila në këto vite e cila vetëm për qytetarin nuk pyeti se ekziston.

Kandidatët e krahut tjetër janë kandidatë të Edi Ramës, të xhepit të tyre, që nuk kanë lidhje me qytetarët, Ngrihet tjetri nga Durrësi, vjen këtu i deleguari personal i famëziut Alket Hyseni. Alketin e hoqën vetë socialistët. Tani gjeti këtë tjetrin Çaçin. Ky është kandidat pallatesh. Çfarë e lidh këtë me Sarandën përveç pallateve. Përveç zotimit makabër që do kthejë eshtrat nga varrezat e Sarandës sepse oligarkët dueht të ndërtojnë aty. Mafia zbret Belinda Ballukun nga Peshkopia ku e ka çuar në Konispol. Me valixhe me para. Në Ballkan pas Edi Ramës është hajdutja më e madhe. Ajo zbraz digat, pasurinë tuaj publike, gjithë verën kur ligji nuk e lejon. Ia shet energjinë sekserëve të saj. I fut ndrikulla në xhep, i vjedh dhe i inkason. Tre javë më parë inauguruan bursën.

Dhe doli na tha, tani nuk ka më. Tani energjia do shitet në bursë. Me ato para është turrur drejt Konispolit. I bëj thirrje banorëve të Konispolit, t’i filmojnë valixhet. Ajo duhet të ishte njeriu i fundit që mund të shkelte në Konispol sepse gjyshi i saj ka qenë xhelati i vërtetë i procesit makabër që Enver Hoxha zhvilloi kundër çamëve në Tiranë. Ajo nuk mund të shkonte në Konispol ka kërkuar të falur në emër të gjyshit për krimet e shëmtuara, spiunimet që gjyshi i bëri djemve të Çamërisë”, tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME