AKTUALITET

Berisha paraqitet nesër në SPAK, strukturat e PD bëjnë thirrje për protestë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet nesër (e hënë) në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të dhënë ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

PD me anë të një mesazhi të shpërndarë në strukturat e partisë ka kërkuar mobilizim për Berishën. 

“Te dashur miq. Nesër ditën e hënë ne ora 9:30 serish Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jete ne dyert e SKAP. Ju lutem te mobilizojmë strukturat e degëve për te qene te gjithë aty. Ne orën 9:30 përpara selisë SKAP-it. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga strukturat e Partisë Demokratike.

Kryetari i PD-së Sali Berisha do të duhet të paraqitet në SPAK dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button