
Kryetari i PD, Sali Berisha, nga protesta e PD para Kryeminitrisë ‘shigjetoi’ kryeministrin Edi Rama.
Berisha tha se Edi Rama, pasi i shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, del se ka vendosur me paratë tuaja të bëhet multimiliarder, me pasuritë tuaja publike.
Ish-kryeministri e quajti Ramën “kapobandë” dhe akuzoi qeverinë për përdorimin e administratës për kontroll të zgjedhjeve dhe për pasurim të paligjshëm.
‘Ju flas sot në një moment kritik të kombit. Në 10 vitet e fundit të këtij regjimi shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo pushtim dhe epidemi. Shqiptarët ne 10 vite të këtij regjimi kanë shkuar pas 100 vite për lindshmërinë e tyre. Ne mblidhemi në një moment kritik, ndoshta si kurrë më parë sepse Rama pasi i shëndërroi zgjedhjet në farsë elektorale del se ka vendosur të bëhet multimiliardier me paratë tuaja, me pasuritë tuaja publike dhe jo vetëm kaq, por ai ka vendosur veten mbi ligjin dhe mbi çdo pushtet, dhe na thotë nga Surreli se unë ju shumëzojë me zero. Rama hidhi sytë këtij bulevardi sot, nga sot ti s’do njihesh më kryeministër, por si kapobandë.
Në periudhë elektorale arrestoi liderët e partive opozitare, duke falur 2 miliardë euro gjoba dhe kamata vetëm për karrigen e tij. Ai bërë gjithçka që ti mbyll çdo hapësirë opozitës. Radhë ka ndodhur që qeveritarët e një vendi të bëhen miliarder dhe qytetarët të varfërohen dhe të braktisin vendin e tyre. Me paratë që grabiti ai armik i egër, kontraktonë lobist ish-ministra dhe ish-kryeministra për deklarata të paguara për mashtrime ndërkombëtare dhe për beteja kundër opozitës. Të gjitha këto duke besuar se shqipëria pa opozitës është projekt që do të bëhet së shpejti’, tha ai.









