POLITIKË

Berisha: Rama kërkon të zhdukë përfundimisht Erion Veliajn

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për nisjen e procesit të shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha tha se kryeministri Edi Rama po bën çdo përpjekje për ta zhdukur politikisht Erion Veliajn.

“Edi Rama faktoi që po bën çdo gjë ta zhdukur përfundimisht Erion Veliajn dhe ç’është e vërteta që nuk mund të kem keqardhje është Erion Veliaj. PD nuk ndali protestat kundër tij se i meritonte. Altin Troplini e mbron atë nga djegësat.

Të akuzaosh Arben Ahmetajn për djegësin e Tiranës që e ka kundërshtuar 5 herë me shkrim. Rama dhe Veliuaj që e ka firmosur… Kështilltarët tanë kanë kërkuar largimin e Veliajt në çdo mbledhje. Edi Rama ka nënshtruar grupin e fundit se një grup këshilltarësh kanë qenë kundër”, – tha Berisha.

Berisha tha se Veliajt po i cënohen të drejtat e njeriut në burg ku sipas tij po trajtohet në mënyrë çnjerëzore. Lideri i opozitës tha më tej se Veliaj u ka dhënë tendera NGO-ve që kanë transferuar para te e shoqja dhe e dyta biznesmenët kanë siguruar favore nga Veliaj duke sponsorizuar të shoqen.

“Veliaj u ka dhënë tendera NGO-ve që kanë transferuar para te e shoqja dhe, e dyta, biznesmenët kanë siguruar favore nga Veliaj duke sponsorizuar të shoqen. Këto janë të dhënat që kanë dalë.

Në vjedhje flagrante nuk mund të them që është kapur, siç është inceneratori. Por e kanë pohuar të gjithë ata, se në fillim e mohuan dëshmitarët. Që u gjetën 100 mijë euro në kasafortën e Arjolës, tha: “Nuk janë të miat.” Pastaj tha: “Janë të miat.”

Drejtësia është para këtyre dëshmive dhe drejtësia do të veprojë. Edi Rama, këtu nuk ka dyshim. Mënyra e trajtimit të tij në burg është në mënyrë absolute staliniste. E kanë trajtuar në mënyrë çnjerëzore në burg. Nuk e pranoj. Më kanë thënë: “Pse e merr në mbrojtje?”, por për të drejtat e njeriut kurrë s’mund të kënaqemi pse nuk mbrohen.

Izolim total, duke i futur Ulsiun me një vrasës në qeli për ta kërcënuar. Pas Ulsiut, i futën një tjetër. Thuhet se edhe Gjushin e futën pas tij për t’i dhënë mesazh. Tjetër, asnjë takim. Avokati ndërkombëtar pse nuk pranohet? Çfarë është kjo?

Si mund të shkojë tjetri në sallë operacioni me policë? Kurrë s’ka ndodhur. Absolutisht asnjëherë. Jo vetëm të burgosur politikë, por edhe të tjerë. Polici shkonte te dera, por në sallë nuk imagjinohej se mund të futej. A e kuptoni që kjo është porosi e Edi Ramës? Polici, në radhë të parë, duhet të sterilizohet. Është një procedurë e tërë…” – tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button