AKTUALITET

Nxehen gjakrat në Fier dhe Lushnje, 6 të shoqëruar për ushtrim dhune

Fier – Gjashtë persona janë shoqëruar në policinë e Lushnjes dhe të Fierit pasi kanë përdorur dhunë, njofton zyrtarishtë DVP së qarkun Fier.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën në flagrancë një shtetas të mitur, 16 vjeç, me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, një mjet prerës (thikë), dhe një përforcues grushti të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin e mësipërm.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, pasi drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-S. Ç., 48 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur me mjet prerës një shtetas, 37 vjeç, për motive të dobëta;

-E. K., 56 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur me grushte një shtetas, 54 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 35 vjeç, banues në fshatin Kashtbardhë, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-D. K., 32 vjeç dhe N. H., 46 vjeç, të dy banues në fshatin Çermë Shkumbin, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;

-M. T., 42 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj fëmijëve të tij të mitur, të cilët janë të pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button