AKTUALITETTOP-NEWS

Berisha ultimatum Ramës/ Jep dorëheqjen, je armiku më i egër i shqiptarëve.

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në Kavajë.

Berisha: Jam shumë mirënjohës që vij këtu. Kam shumë mirënjohjje për anëtarët e degës së kësaj partisë të këtij qytetit. Në rrugëtimin tonë 35-vjeçar ne ja dolëm, ta shkëpusim Shqipërinë nga honet e varfërisë ku rrokullisej, të lëviznim të lirë, të nxirrnim shqiptarët në krye në rajon për rroga e pension. Pranuam rotacionin, si kushti i të gjitha kushteve për të respektuar lirinë e qytetarëve tanë. Por viti 2013 solli në pushtet një bandë kriminale, solli në pushtet pasardhësit e atyre të cilët 45 vite shtypën me egërsinë më të madhe qytetarët shqiptarë. Përpjekje të jashtëzakonshme u bën që fshinë nga harta e pluralizmit Shqipërinë, të shuajnë PD si parti sovrane të shpirtit dhe zemrave tuaja.

Të shndërrojnë PD në një parti fasadë të partisë së krimit. Të gjitha dështuan. Sot PD vjen në Kavajë, po aq e vendosur sa ditën e themelimit të saj të rrëzojë diktaturën e dytë të bazauar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Sot PD ja doli me mbështetjen tuaj dhe demokratëve jo vetëm të qëndrojë e fuqishme por të mbrojë votën e shqiptarëve. Sot është qartësuar në 4 anët e botës se Edi Rama vodhi votën s’bëri zgjedhje por bëri farsë elektorale. Bën gjithçka të shtypë dhe shuaj pluralizmin. Ka bllokuar çdo hapësirë në parlament. çdo pushtet në duart e tij. Përdorë të gjitha mjetet, kundër opozitës dhe qëndrestarëve opozitarë. Pasi vodhi shqiptarët dhe i largoi nga Shqipëria më shumë se në çdo kohë tjetër.

Kam zgjedhur Kavajën ti jap ultimatum mos guxo, të mbrosh me votat e rrëmbyera hajdutët e qeverisë, sepse ne që në vitet 90 u ngritëm me një motiv të shenjtë për të mbrojtur lirinë, përsëri jemi në këmbë, përsëri jemi të gatshëm me motivin ja të vdesim ja të rrojmë për liri. Ndaj dhe nga Kavaja i bëj thirrje mos pengo drejtësinë largohu nga pushteti. Je sjellë ndaj shqiptarëve si armiku më i egër në tërë historinë e tyre. Asnjë regjim nuk ka përzënë në 10 vite 1 mln e 100 shqiptarë vetëm në Shengen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button