Besiktas ka vendosur të ndërpresë kontratën e të riut Emirhan Delibas dhe deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Megjithatë, ajo që po shkakton diskutime të mëdha është arsyeja e vendimit të marrë nga klubi turk. Djaloshi 21 vjeçar kishte disa ditë që ishte në qendër të vëmendjes së shtypit dhe tifozëve.
BESIKTAS SILURON DELIBAS
Në botën e futbollit ndodh shumë shpesh që klubet dhe lojtarët të ndahen, dhe për arsye nga më të ndryshme. Por ajo që ndodhi në Turqi mes Besiktas dhe të riut Emirhan Delibas, ndoshta nuk ka ndodhur kurrë më parë. Klubi i famshëm i Stambollit, që sapo ka firmosur për shumën rekord me Ernest Muçin, në fakt, ka vendosur të ndërpresë kontratën me mesfushorin e lindur në vitin 2003 pas regjistrimit të tij në një aplikacion të njohur takimesh. Një regjistrim që kishte krijuar polemika të mëdha, me 21-vjeçarin që përfundoi në qendër të vëmendjes së tifozëve.
“I urojmë Emirhan Delibas më të mirën”, shkruan klubi në mënyrë mjaft zyrtare. Lojtari u përgjigj menjëherë: “Unë hedh poshtë shpifjet e bëra nga llogaritë e rreme dhe dua të them se besnikëria ime ndaj ekipit tim nuk mund të vihet në dyshim. Besiktas është një përgjegjësi për mua, dashuria dhe mbështetja juaj kanë qenë gjithmonë motivimi im më i madh”.