Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBardhi tregon nëse synon të sfidojë Berishën për kreun e PD

Bardhi tregon nëse synon të sfidojë Berishën për kreun e PD

Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se ende nuk ndjehet i fuqishëm brenda PD sa për të sfiduar ish-kryeministrin Sali Berisha, duke iu referuar këtu edhe karrierës së tij të gjatë. Bardhi tha se mund të sfidojë Berishën vetëm në rast se do ketë garë në PD dhe do të ketë ambicie për të drejtuar partinë.

“Sa kohë unë apo politikanë të rinj nuk jemi fuqizuar sa me votë të lirë të mundim dike që ka një karrierë më të gjatë, cilido qoftë emri, është vota ajo rrëzon bustet në politikë. Nuk jam akoma në ato ambicie. Nëse do ketë garë në PD dhe unë do kem ambicie për të drejtuar partinë të jeni të sigurt që do të përballemi” – tha Bardhi në emisionin “Open” në News24.

I pyetur nëse ka ndryshuar mendim për ish-kryeministrin Berisha, referuar deklaratave të shkëmbyera mes të dyve gjatë të paktën 2 viteve të fundit, Bardhi iu shmang përgjigjes.

“Nuk jam në politikë për çfarë mendoj unë për zotin Berisha apo çfarë mendon ai për mua. Pse duhet ta lidhim politikën me çfarë mendojmë ne për njëri tjetrin. Unë kam bërë betejë. Jemi bërë bashkë për një interes më madhor siç është opozita funksionale” – tha Bardhi.

Ai komentoi edhe deklaratat e pak ditëve më parë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

“Unë e kam kuptuar që nuk lidhet me kontekstin e zhvillimeve brenda, por me raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkesat e tyre apo bashkëpunimit që z.Rama ka pasur me SHBA. Nëse i është kërkuar të strehojë afganë, ai e ka pranuar dhe raste të tilla të ngjashme.

Sa u takon zhvillimeve të brendshme, nuk pashë ndonjë mesazh konkret nga sekretari Blinken. Ai i vendos notat në raport me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Notën do të duhet t’ia vendosë Ramës qytetarët shqiptarë. Kjo është përgjigja ime plotësisht e sinqertë”, – tha Bardhi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME