Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShkon të marri pensionin, ndërron jetë 75 vjeçari nga Hekali i Mallakastrës

Shkon të marri pensionin, ndërron jetë 75 vjeçari nga Hekali i Mallakastrës

Mallakastër – Një shtetas 75 vjeçar i cili ka qënë në degën e postës për të tërhequr pensionin, por teksa ka dalë ka rënë përtokë.

Lajmin e konfirmon policia e cila pohon se 75 vjeçari është bga Hekali.

Ngjarja e rëndë është shënuar mesditën e sotme në lagjen “28 Nëntori”, në qytetin e Ballshit, para zyrës së Postës Shqiptare. Një i moshuar pasi ka tërhequr lekët e pensionit, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë ka rënë nga shkallët duke ndërruar jetë në vend.

I moshuari ka marrë fraktura të rënda në pjesën e kokës, ndërsa pas njoftimit nga qytetarët e rastit, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekipi mjekësor dhe policia. Trupi i pajetë i shtetasit të moshuar u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Fierit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Policia

Sot rreth mesditës, në lagjen “5 Shkurti”, në qytetin e Ballshit, pranë Postës, dyshohet se për shkak të një arresti kardiak ka humbur jetën shtetasi F. A., 75 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor rezulton se 75 vjeçari ka rënë nga shkallët si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME