Fier – Bien fasadat e “Rilindjes Urbane” në Fier, 200 metra larg qëndrës së qytetit mbetjet urbane dhe ferrat po “pushtojnë” banesat dhe kopështin shtetëror të fëmijëve.
Kjo është qëndra e qytetit Fier ku Rilindja investoi për fasadat, por vetëm 200 metra larg qëndrës së qytetit , në lagjen “15 tetori” rruga “Harrilla Bozgo” pranë unazëz së vogël të qytetit ferrat, plehrat kanë “pushtuar” banesat deri në taraca të tyre, ndërsa era e keqe e plehrave ndihet nga banorët qindra metra larg.
Të ndodhur para indiferencës së bashkisë Fier që ndër vite ankesave të banorëve u ka bër karshillëk ata u kanë vënë zjarrin.
Asllan Lika është njëri prej tre vllezërve që jetojnë fare pranë plehrave dhe thotë se është e padurueshme. Jemi ankuar me dhjetra herë, unë, nipërit, mamaja ime kemi shkuar në bashki, por askush nuk vë ujin në zjarr, nuk bëjnë asgjë.
Tre herë i ka vënë zjarrin e kanë ardhur zjarrfikset, dhe ne polici më kanë shoqëruar e përsëri plehrat ktu janë.
Po ra zjarri ktu pranë është edhe kopështi numër 5 i fëmijëve që mund ti rrezikojë fëmijët thonë ata.
Ferrat e mbetjet urbane janë në një sipërfaqe toke private me disa pronarë por e lënë pa asnjë investim e kujdesje. Aty qytetarë të ndryshëm hedhin mbetje inerte e urbane por që bashkia nga ana e saj edhe pse banorët paguajnë taksën e pastrimit bashkëjetojnë me kto mbetje.
Qytetari që banon aty pranë Asllan Lika pohonë se nëse bashkia nuk mer masa se po na hanë gjarpërinjtë do tu vë vet zjarrin
E kontaktuar bashkia Fier , ndërmarja e pastrim gjelbërimit kanë pohuar se kemi të bëjmë me pronë private.
Në raste kur rrezikohet jeta e disa banorëve bashkia nuk qëndron indiferente e të pres kur të ndodhi fatkeqsia dhe të mos kujdeset vetëm për fasadat e qëndrës qytetit./ ALB365