LIFE STYLE
Big Brother e fiton Selin, 120 ditë garë e fortë

120 ditë Big Brother Albania Vip 5 dhe fituese është shpallur Selin. Në vendin e dytë është renditur Miri. Kurse në vendin e tretë u rendit Mateo dhe në të katërtin Rogerti.
Balerina që u bë kryefjala e këtij edicioni, me votat e teleshikuesve rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Ka qenë një spektakël gjigant, me surpriza emocionuese nga produksioni i Top Channel për të katër finalistët.








