Sunday, July 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBilanci/ Dumani: Krimet elektorale të 2021 dhe çështja e McGonigal

Bilanci/ Dumani: Krimet elektorale të 2021 dhe çështja e McGonigal

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka bërë raportimin e tij në Kuvend për punën e Prokurorisë së Posacme të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit gjatë vitit 2022.

Dumani ka evidentuar problematikat e SPAK, ku ka theksuar numrin e lartë të procedimeve të mbartura, teksa ka thënë se kësaj çështje i duhet dhënë menjëherë zgjidhje.

Problematikat e SPAK – më e madhe është numri i madh i procedimeve të mbartura dhe ngelet që ky vit, që nga fillimi dhe në 6 muajt në vazhdim, prokurorët të merren me çështjet e mbartura, duhet patjetër që t’i japim zgjidhje kësaj problematike.

Kemi vuajtur mungesën e infrastrukturës. 3, 4 ose më shumë hetues në një zyrë dhe në pamundësi për të ushtruar funksionet e institucioneve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, SPAK ka marrë në pronësi një godinë që është pranë godinës dhe përmbush funksionet e SPAK. Kjo mund të quhet problematikë e zgjidhur.

Mungesa e ekstradimit të eksponentëve të krimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka vënë në vështirësi hetimet. Nuk kemi as edhe një të ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Statusi financiar jo i kënaqshëm i ekspertëve të provave digjitale. Ne kemi një laborator, kemi rekrutuar 3 ekspertë, por trajtimi i tyre financiar lë për të dëshiruar dhe kemi frikë që mund të na largohen“- tha Dumani.

Nga ana tjetër, deputetja Albana Vokshi pyeti se çfarë po ndodh me kallëzimet për krimet elektorale të 2021 dhe çështjen e McGonigal.

Albana Vokshi: 
Çfarë po bëni me kallëzimet për krimet elektorale të 2021. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Pse nuk është hapur asnjë hetim për aferën Mc Gonigal.

Altin Dumani: Pjesa më e madhe e tyre janë në hetim. Nuk mund të jap të dhëna e të raportoj për çështje konkrete. Por përsa kohë janë në hetim, ndaj me ju të njëjtën shqetësim me ju lidhur me disa cështje që janë të mbartura që kanë kohë në hetim dhe duhet të disponohen nga prokurorët me një vendimmarrje. Unë si drejtues prokurorie kam të drejtë ti krijoj kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme. Që nga dita e parë në këtë detyrë jam përpjekur ta bëj dhe shpresoj që në të ardhmen të kemi përgjigje me vendimmarrje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME