Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBILD: Ç’po ndodh në Tiranë, shpërthim zemërimi kundër korrupsionit

BILD: Ç’po ndodh në Tiranë, shpërthim zemërimi kundër korrupsionit

Tabloidi gjerman, “Bild” u ka kushtuar vëmendje protestave të opozitës dhe hetimeve për korrupsion që çuan në arrestimin e disa prej drejtorëve me të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës.

Në një artikull me titull “Tërbim dhe zjarr kundër korrupsionit. Protesta masive në kryeqytetin e Shqipërisë” të shkuar nga gazetari Peter Tiede (i njohur vite më parë për publikimin e përgjimeve të zgjedhjeve në Dibër) thuhet se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po kërcënohet nga një hetim i mundshëm nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion.

“Bild” thekson se përfshirja e mundshme e drejtpërdrejtë e Veliajt ka nxitur protesta nga shoqëria civile dhe opozita. Artikulli vë theksin te paratë e pista dhe çmimet e apartamenteve më të shtrenjta se në Hamburg.

SHKRIMI I PLOTË

Tërbim dhe zjarr kundër korrupsionit

Protesta masive në kryeqytetin e Shqipërisë

Mjete ndezëse dhe zemërim masiv. Mijëra qytetarë kanë dalë prej ditësh në rrugë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Arsyeja: Një skandal i madh korrupsioni po trondit metropolin e Ballkanit Perëndimor. Drejtorët e bashkisë janë arrestuar dhe kryebashkiaku socialist po përballet me hetime. Bëhet fjalë për miliona euro. Edhe për Shqipërinë, qytetarët e së cilës janë mësuar me korrupsionin, ky është një skandal i madh.

Çështja e re: Mijëra persona marshuan para bashkisë të enjten, duke protestuar kundër kryebashkiakut socialist Erion Veliaj (44 vjeç), i cili konsiderohet pasardhësi i preferuar i kryeministrit Edi Rama (59 vjeç). U hodhën mjete ndezëse dhe policisë iu desh të rrethonte administratën e bashkisë.

Vor einem Jahr führte Bürgermeister Erion Veliaj (links) noch stolz Bayern-Regent Markus Söder durch seine Stadt …

Çfarë i shtyn njerëzit në rrugë: Drejtuesit kryesorë të bashkisë thuhet se kanë themeluar një kompani përmes emrave të tjerë, të cilët më pas kanë marrë kontrata publike!

Dëmi i njohur deri tani: 25 milionë euro para publike në vendin e dytë më të varfër të Europës! Dyshimet: Thuhet se është i përfshirë edhe kryetari i bashkisë. E gjitha kjo është pjesë e një sërë rastesh korrupsioni në vend që është kthyer në destinacionin e ri të pushimeve të ëndrrave në Mesdhe për mijëra gjermanë.

Die Polizei musste mit einem Großaufgebot die wütenden Massen zurückdrängen

Prej vitesh ka pasur skandale rreth projekteve të ndërtimit të rrugëve të papërfunduara ose tërësisht të mbiçmuara. Një çështje mbi impiantet e djegies së mbeturinave zien prej muajsh. Fillimisht, 4 milionë euro nga BE shkuan për qendrat e riciklimit dhe kamionët e plehrave në vend, por nuk u dukën ndonjëherë as kamionë plehrash apo qendra riciklimi. Më pas duhet të ndërtoheshin impiante për djegien e mbetjeve. Vetëm për Tiranën deri më tani janë shpenzuar gati 130 milionë euro.

Vetëm se: Projekti nuk ekziston në thelbin e tij. Paratë ende nuk dihet ku shkuan.

Vetëm një muaj më parë, BE bllokoi TË GJITHA subvencionet bujqësore për vendin kandidat në BE.

… heute forderten Tausende Albaner seinen Rücktritt. Wie mit diesem Plakat: „Genug! Rücktritt!“ steht darauf in der Landessprache

Arsyeja: Korrupsioni i shfrenuar. Hetuesit e BE-së dhanë alarmin: Fondet thjesht po vidheshin!
Shqipëria renditet e 98-ta në indeksin e korrupsionit të Transparency International, pas Kazakistanit, Lesotos, Maldiveve dhe Marokut!

Një komitet i diplomatëve të lartë amerikanë (Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë) formuloi fillimisht dyshimet “se shtimi i kullave të qytetit është produkt i pastrimit kriminal të parave nga krimi i organizuar, rrjetet e trafikut të drogës dhe korrupsioni që janë bërë shenja dalluese të Shqipërisë post-komuniste”.

Boom-Stadt Tirana: Überall in der City schießen Hochhäuser aus dem Boden. US-Stellen vermuten Geldwäsche

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser (53 vjeç, SPD) i quajti të martën bandat shqiptare si autore kryesore të trafikut të kokainës në Gjermani.

Fakti është që zyrtarët e lartë tashmë kanë dalë hapur me xhepat e tyre para syve të kryetarit të bashkisë së Tiranës. Kjo është një çështje me rëndësi për demonstruesit në Tiranë, ku mijëra apartamente të reja qëndrojnë bosh.

Fakt: Pastrimi i parave i ka rritur çmimet. Toka për ndërtim në qytetin e Tiranës tani është po aq e shtrenjtë sa në zonat kryesore të Hamburgut. ©Marrë nga BILD

Ein oppositioneller Politiker versucht, sich Zugang zum Rathaus zu verschaffen – die Polizei lässt ihn nicht durch
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME