Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBIRN: Partitë mbushen listat me familjarë për këshillat bashkiakë.

BIRN: Partitë mbushen listat me familjarë për këshillat bashkiakë.

24 mijë kandidatë për 3,283 karrige në Këshillat Bashkiakë në 61 bashkitë e vendit. Kjo është çudia e radhës që vjen nga politika për zgjedhjet lokale të 14 Majit, ku me pak fjalë, gjysma e Shqipërisë është në garë në një vend pune, përveç se janë edhe votues.

Nëse marrim parasysh se një pjesë e popullsisë është në emigrim dhe se aktualisht vetëm gjysma e votuesve besohet se janë në atdhe, atëherë mund të themi se më shumë se 1 në 100 votues është kandidat.

Problemi tjetër është se fenomeni i familjes nuk është eliminuar as këtë herë, pasi ka lista në shumë bashki ku kandidatë janë familjarë dhe çfarë pritet që të bëjnë ata në një bashki, përveç se të marrin pagën pa qenë këshilltarë. Persona me të njëjtin mbiemër shfaqen si kandidatë jo vetëm të një partie, por edhe të partive të ndryshme. Jo më kot thonë se politika është bërë pazar, por në Shqipëri pazari është i lirë dhe në dëm të vetë vendin tonë.

Analiza e plotë nga BIRN:

Shqiptarët pritet të votojnë për kryetarët e bashkive më 14 maj dhe për partitë politike që garojnë për këshilltarë, ku sistemi i zgjedhjes së anëtarëve të këshillëve bashkiake është me lista të mbyllura të caktuara nga partitë. Sistemi i cili favorizon kandidatët e renditur më sipër nga partia përkatëse, gjithsesi dukshëm ka tërhequr një pafundësi kandidatësh që garojnë në vendet humbëse.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të analizuara nga BIRN, të 40 partitë garuese kanë renditur në listat e veta 23,646 kandidatë për këshilltarë, gjë që sugjeron se afro 0.65% e votuesve në lista janë edhe vetë kandidatë. Por nëse marrim parasysh se një pjesë e popullsisë është në emigrim dhe se aktualisht vetëm gjysma e votuesve besohet se gjenden në Shqipëri, atëherë mund të themi se më shumë se 1 në 100 votues është kandidat.

Vendi me numrin më të lartë të kandidatëve për votues, sipas të dhënave të analizuara nga BIRN, është bashkia e vogël e Këlcyrës në qarkun e Gjirokastrës. Në zgjedhjet e 14 majit në këtë bashki ka 357 kandidatë për anëtarë të këshillit të bashkisë dhe tre kandidatë për kryetar. Bashkia numëron 9308 votues dhe rrjedhimisht në garë janë një kandidat për çdo 27 votues. Bashkia ka një këshill prej 15 anëtarësh.

Bashkia e Klosit në Mat numëron 561 kandidatë dhe 15 mijë votues ose 1 kandidat për çdo 28 votues ndërsa nuk mbetet pas Tropoja, që numëron 534 kandidatë për 22 mijë votues. Në përgjithësi, bashkitë e mëdha kanë një raport më të arsyeshëm mes numrit të kandidatëve dhe votuesve. P.sh., në Tiranë, garojnë 1057 kandidatë për anëtar të këshillit para afro 700 mijë votuesve.

Partitë politike duket se kanë tendencën të mbushin listat e kandidatëve me familje të tëra. Në shumë prej listave, të kandidimit, nëse renditen sipas rendit alfabetik dhe jo sipas rendit të përcaktuar nga partitë, dallohen katër, pesë apo gjashtë kandidatë me të njëjtin mbiemër. Persona me të njëjtin mbiemër shfaqen si kandidatë jo vetëm të një partie, por edhe të partive të ndryshme.

P.sh., nga lista e kandidatëve për Këlcyrën, ka nëntë kandidatë me mbiemrin Allamani, gjashtë prej të cilëve garojnë në listat e Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet ndërsa tre të tjerë garojnë për parti të tjera. Ndërsa Partia Mbrojtjen e të Drejtave të Puntorëve të Shqipërisë ka kandiduar gjashtë kandidatë me mbiemrin Beqaraj.

Partitë politike shqiptare kanë pasur më herët detyrimin të garonin me lista të plota me kandidatë në të gjitha bashkitë e vendit si parakusht për të marrë pjesë në garë. Ky kusht është hequr dhe në këto zgjedhje partitë kanë të drejtë të garojnë me sa kandidatë duan dhe në ato bashki që duan.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME