Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSokol Bregu: 30 përdhunime në 2022, asnjë dosje nuk është parë nga...

Sokol Bregu: 30 përdhunime në 2022, asnjë dosje nuk është parë nga prokurorët

Gazetari Sokol Bregu ka bërë një deklaratë të fortë, pas dhunimit të 28-vjeçares nga partneri i saj, i cili e mbajti peng për 1 javë. 

Ai tha se shteti nuk heton dhe nuk konsideron siç duhet denoncimet nga vajzat dhe gratë për dhunë në familje. 

Bregu deklaroi se vitin e kaluar ndodhën 30 përdhunime dhe asnjë dosje nuk është parë nga prokurorët.

Sokol Bregu: Nëse mua një shok më thotë rraha gruan, ça të bëj unë të shkoj në polici? Nuk besoj se do shkoja në polici dhe duhet të dënohem për këtë!

Eni Vasili: Ti duhet të shkosh në polici se je dhe gazetar… do presësh ta vrasë? Ky model nuk del nga studio ime!

Sokol Bregu: Po të shkojë ajo vetë… problemi është i mënyrës sesi e shohim në Shqipëri. Nuk çuditemi se kemi 30 përdhunime vitin e kaluar dhe asnjë dosje nuk është parë. Vijmë në një diskutim duhet të thotë komshiu apo jo, ne duhet ta kërkojmë te shteti. Janë një pjesë që policia as nuk i sheh me sy. Shkojnë vajzat ankohen dhe nuk i merr njeri për bazë, tallen. Është mentalitet i shtetit. Kjo është Shqipëria. Pse duhet të bëjë si të çuditur.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME