Thursday, May 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIBizneset në Fier në vështirësi. Çobaj, shkak emigrimi dhe mungesa e puntorëve...

Bizneset në Fier në vështirësi. Çobaj, shkak emigrimi dhe mungesa e puntorëve të kualifikuar

Fier – Kreu i Dhomës së Tregtisë Fier Shezai Çobaj: Tkurret biznesi, shkurtim i fuqisë puntore. Shkak rënia e fuqisë blerëse dhe reduktimini shpenzimeve.

Veshtiresite ekonomike kane ndikuar ne cdo biznes pervec prodhuesve te medhenj si të mallrave ushqimor, prodhuesit fason, agropërpunues, sektorit te ndertimit dhe deri në biznese me aktivitet tregtimi shitblerje.
Në qarkun Fier mesohet se kane reduktuar fuqine punetore duke reduktuar shpenzimet.

Nga kontaktet mes Dhomës Tregetisë në Fier dhe kontakteve me biznesit eshte konstatuar se subjektete në fjalë kane reduktuar numrin e punonjesve si dhe investimet thuajse jane pergjysmuar në gati 60%-70% krahasuar kjo me një vit më parë.

Kreu i Dhomës Tregtisë.në Fier Shezai Çobaj ka pohuar se Të gjitha subjektet ne qarkun Fier dhe njesitë e sherbimit kanë reduktuar nga 2 deri 4 punonjës për shkaqe ekonomike duke mos arritur të paguajnë punonjesit!. Sipërmarja private gjendet përballë veshtiresive pasi ende nuk ka stabilitet por rënie ekonomike.

Subjektet prodhuese kane reduktuar prodhimin dhe kjo per shkak te rënies se fuqisë blerese dhe konsumit të reduktuar te cdo artikulli nga konsumatoret.
Nje impakt negativ ne kete terren te pasigurt per komunitetin fierak ka dhene edhe mbyllja e rafinerise se naftës në Ballsh si dhe emigrimi .

Sipas INSTAT në vitin 2020 Fieri renditej i dyti ne vend per fuqine ekonomike te subjekteve te biznesit me 13 380 biznese bujqsore dhe 8 300 biznese ne sektore te ndryshem.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME