Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBode ishte kthyer nga Anglia e fshihej në Berat

Bode ishte kthyer nga Anglia e fshihej në Berat

Mediat kanë zbardhur detaje të reja për arrestimin e ish-shefit të stacionit policor të Dhërmiut, Sokol Bode.

Ai u prangos mbrëmjen e së enjtes në një banesë në Berat. Sipas të njëjtave burime pas arratisjes në vitin 2017 nga vendi, mësohet se kishte jetuar për shumë kohë në Angli.

Bode kishte vendosur të kthehej në Shqipëri dhe të fshihej në vendin e tij të lindjes në fshatin Mimias të Beratit.

Në aksion merrnin pjesë forcat Shqiponja, FNSH dhe policia e Beratit, ndërkohë që Bode u arrestua në një banesë në këtë fshat ku ishte i vetëm.

Më herët Bode i kishte shpëtuar dy operacioneve për kapjen e tij, pasi dyshohet se janë dekonspiruar nga kolegët.

Bode, i akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit të Habilajve u dënua me 12 vjet burg nga Gjykata e Posaçme.

Në qeli tashmë ndodhen ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila i cili u dënua me 8 vite burg.

Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 3 vite e 4 muaj burg edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. I njëjti dënim u dha edhe për ish-ministrin e Brendshme, Saimir Tahiri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME