Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIBraçe kundër hapjes së basteve sportive, komandohen nga krimi i organizuar!

Braçe kundër hapjes së basteve sportive, komandohen nga krimi i organizuar!

Ish-zv/kryeministri dhe deputeti socialist Erion Braçe del kundër rikthimit të basteve sportive. Teksa merr shembullin e Luiza Gegës, ai nënvizon se ajo nuk u shpall kampione e Evropës prej parave të basteve, por prej mundit e sakrificës së derdhur përditë.

Ditën e djeshme, në ceremoninë e nderimit të Gegës si kampione e Europës në atletikë, Fidel Yllli, kreu i Komitetit Olimpik, kërkoi rihapjen e basteve.

Reagimi i plotë nga Erion Braçe

Luiza Gegën nuk e bënë kampione të Evropës bastet, paratë e basteve apo ekonomia kriminale e basteve! E bëri puna e mundi e sakrifica, lotët dhe djersa e derdhur ditë për ditë. Stadiumin e parë, të dytë, të tretë apo të katërt, nuk i bënë bastet, paratë e basteve apo ekonomia e basteve! E bënë paratë e tatimeve, taksave brenda një ekonomie buxhetore që administron qeveria e Shqipërisë. Doja ta theksoja këtë, sepse po bëhet banale që pas çdo suksesi sportiv apo dështimi po të tille, rriten tonet për të ligjëruar përsëri bastet!

Bastet, legalizimet nga e zeza në të cilën janë nuk janë zgjidhje. Bastet, ekonominë e tyre e kishte në dorë krimi i organizuar kur ne i mbyllëm, e ka sot në të zezë krimi i organizuar, do ta ketë nesër pa diskutim po prap krimi i organizuar. A e dini pse? Se nuk ka luftë kundër ekonomisë kriminale të basteve. Ato aksionet e policisë nëpër bastore ilegale lart e poshtë apo në klube që mbajnë baste janë luftë pa mend, janë kot, janë sa për sy e faqe. Duhen sulmuar organizatat kriminale që mbajnë bastet në zemër të tyre.

Një herë e ka bërë policia këtë kur i vajti në zemër një organizate kriminale, i arrestoi të gjithë pavarësisht se drejtësia e korruptuar i liroi po të gjithë. Kjo është lufta që duhet bërë. Është themelore kjo gjë. Pa diskutim që sporti ka nevojë për para. Ato para duhen administruar brenda një ekonomie të sportit, përtej buxhetit, edhe si incentiva fiskale për njerëz që duan të investojnë në sport.

Këto duhen bërë, jo ekonomia e ndërtuar me paratë kriminale të organizatave kriminale që mbajnë bastet në këtë vend.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME