KRYESORELIFE STYLE

Braktisën shkollën për të udhëtuar nëpër botë

Një familje nga Florida, SHBA, ka ndjekur një rrugë të pazakontë që nga viti 2022: ata hoqën dorë nga sistemi tradicional arsimor dhe u nisën të udhëtojnë nëpër botë me tre vajzat e tyre, duke i arsimuar përmes përvojave reale në vende të ndryshme të planetit.

Diana Blinks (41 vjeç) dhe bashkëshorti i saj, Scott (47), kanë “botë-shkolluar” vajzat e tyre Lucille (12), Edith (11) dhe Hazel (9) në 40 vende të ndryshme. Për familjen Blinks, shkolla tradicionale nuk i përmbushte pritshmëritë, ndaj zgjodhën një formë alternative: edukim përmes udhëtimit. Ata kanë mësuar flamengo në Spanjë, ruajtje të faunës detare në Mal të Zi, gatim tradicional në Tajlandë dhe histori në pallatet e Marokut.

Rrugëtimi nisi pas pandemisë, kur Diana dhe Scott ndjenë nevojën për t’i dhënë fëmijëve një edukim më të gjallë dhe gjithëpërfshirës. Destinacioni i parë ishte Parisi, më pas vijuan me vende në Amerikën Qendrore dhe Karaibe. Brenda një viti vizituan 22 shtete, ndërsa një nga vendet e preferuara të familjes është Portugalia, për shkak të qendrave të “world schooling”, ku fëmijët marrin mësim në klasa ndërkombëtare, ndjekin aktivitete kulturore dhe krijojnë miqësi me bashkëmoshatarë nga e gjithë bota.

Aktualisht ndodhen në Punta del Este, Uruguaj, dhe planifikojnë që gjatë verës të vizitojnë Brazilin, Puerto Ricon, Kolumbinë dhe Meksikën. Ndërkohë, vajzat ndjekin mësimet në “hube” shkollore të dedikuara, nga ora 8:45 deri në 15:30, me orë mësimi paradite dhe aktivitete jashtëshkollore pasdite.

“Ne nuk e kemi zgjedhur këtë stil jete për të ikur nga shkolla, por për të krijuar një mënyrë më reale dhe praktike për të mësuar,” thotë Diana, e cila tani punon si krijuese përmbajtjesh. “Ka persona që nuk e kuptojnë zgjedhjen tonë dhe na kritikojnë online, por ne besojmë te arsimi përmes përvojës.”

Për çiftin Blinks, ajo që po bëjnë nuk është thjesht një udhëtim, por një mënyrë jetese që ndërthur dijen, aventurën dhe edukimin emocional në mënyrë që vajzat e tyre të rriten me kureshtje, guxim dhe një ndjesi globale për botën që i rrethon. Ata dokumentojnë gjithçka në rrjetet sociale, ku tregojnë për përvojat e tyre unike, nga camelët në Saharë, tek gatimi i pad thai në Bangkok.

“Ne po udhëtojmë, po mësojmë dhe po jetojmë së bashku. Dhe deri tani, kjo është shkolla më e mirë që kemi zgjedhur ndonjëherë,” përfundon Diana.

Diana Blinks, with her husband Scott and daughters Lucille, Edith, and Hazel in the Sahara Desert
Diana with her daughters in Iceland. Diana and husband Scott have been world schooling their three daughters since 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button