AKTUALITET
Kondicioneri shkakton zjarr në një pallat 12 katësh

Lushnje – Një zjarr i shkaktuar nga një përcjellës i një kondicioneri ka rrezikuar të djegë një pallat 12 katësh në shëtitoren e palmave, një prej zonave më të populluara në qytetin e Lushnjes. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve ka izoluar zjarrin dhe ka eleminuar rrezikun. Grupi i punës së policisë së shtetit po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se është djegur përcjellësi i një kondicioneri dhe ka marrë flakë.
Situata është normalizuar shumë shpejt ndërsa pritet që specialistët e osshe të riparojnë dëmin dhe të sjellin rrymën elektrike në zonë.