SHËNDET

Patatja e ëmbël sfidon avokadon, superushqim ekonomik

Në një kohë kur ushqimi i shëndetshëm është kthyer në prioritet për shumë njerëz, patatja e ëmbël po del si një alternativë e shkëlqyer ndaj avokados – sidomos për ata që kërkojnë vlera ushqyese të larta me një kosto më të ulët.

Një analizë e kryer nga Universiteti i Navarrës konfirmon se ky zhardhok i thjeshtë përmban 542 mg kalium për 100 gramë dhe ka deri në 15 herë më pak yndyrë se avokadoja. Ndërsa yndyra e avokados është e shëndetshme, disa dieta kërkojnë reduktimin e saj, dhe patatja e ëmbël ofron një zgjidhje ideale. E pasur me antioksidantë dhe me veti të forta mbrojtëse për trupin, ajo gjithashtu është shumë e gjithanshme në kuzhinë – nga furra e deri tek ëmbëlsirat. Origjina e saj është në Amerikën Qendrore dhe Jugore, por me rritjen e konsumit global, prodhimi është zgjeruar ndjeshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button