OP/ AN

Bravo Edi Rama, ia di mendjen popullit, hodhe në treg zhurmën e radhës.

Nga Lumturi Hasa

Bënte namin një brigadier fshati me fe(m)rrat… jo më tani!

Gjithsesi, faji është edhe i mediave.

Ekziston një anekdotë e vjetër, që veteranët e medias së pas viteve ’90 në Shqipëri e mbajnë mend shumë mirë. Sipas saj, ka vetëm dy lloje reporterësh: të parët, që e marrin mutin dhe e bëjnë lajm; ndërsa të dytët, që bëjnë të kundërtën, pra e marrin lajmin dhe e bëjnë mut.

Policia e diktaturës komuniste! Merr në pyetje këngëtarët e artistët për videot intime, ndërkohë që shqiptarët kanë halle të tjera.

Nuk merret vesh pse duhet të jetë kaq shumë në qendër të vëmendjes se kush me kë fjeti, ndërkohë që vendi sapo kaloi një shtator me çështje dhe skandale shumë më të rënda.

Dhe, mbi të gjitha, me një protestë që vazhdon prej muajsh.

Mos vallë kjo është mënyra më e mirë për t’ia larguar vëmendjen publikut nga protesta dhe nga hallet reale të shqiptarëve?

Le t’i kujtojmë disa prej tyre.

Belinda Balluku – shkelje e barazisë në tendera, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Vlora Hyseni – ish-drejtuese e SHISH, akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve ose të dhënave sekrete

Ergys Agasi – korrupsion aktiv, shkelje e barazisë në tendera, pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal.

Ilir Proda – i marrë në pyetje nga SPAK dhe me banesën e kontrolluar në kuadër të hetimeve.

Ardi Veliu – hetim në dosjen KAYO dhe sekuestrim i telefonit.

etj etj…….

Kur do të flitet për kryeministrin që mban në kabinet zyrtarë nën hetim apo të akuzuar për vepra penale?

Ju servirën spektaklin e radhës:

Kush me kë fjeti?
Kush ishte në video?
Kush e filmoi?
Kush e publikoi?

Amon se na lodhët me idiotësira anadollake!

Vetëm në Shqipëri harxhon njerëzia më shumë kohë me menderen e tjetrit, sesa me punën e vet.

Marre t’ju vijë si popull!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button