Armando Broja edhe pse nuk u ftua nga trajneri Sylvinho për dy ndeshjet e radhës, është bërë protagonist në pak minuta lojë që i rezervoi trajneri Pochettino kundër Manchester City-it. Super dueli i kësaj fundjave përfundoi në barazim spektakolar 4-4.
Dy herë Haaland, Rodri dhe Akanji shënuan për “qytetarët” që morën tre herë epërsinë, por nuk e mbajtën dot, teksa blutë e Londrës shënuan me Thiago Silva, Sterling, Jackson dhe ish-i Palmer me penallti në shtesë.
Protagonist në këtë takim edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, që e nisi nga stoli dhe zbriti në fushë në minutën e 88-të.
Në prekjen e parë të topit, lëvizi mirë në zonë, duke u ndalur me faull nga Dias, teksa arbitri akordoi menjëherë penalltinë që solli edhe barazimin nga Palmer.
🚨| Dias tackle on Broja that gave Chelsea a penalty in last minutes against Man City pic.twitter.com/RmDPzXC4Zu
— Red Card Alert (@collinabanter) November 12, 2023