POLITIKË

Bushati: PD shumë më e ashpër dhe më aktive në denoncime se më parë

Gazetar dhe analisti Andi Bushati në një lidhje direkte me SYRI TV, ka dhënë opinionin e tij në lidhje me politikën e ditës.

Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Bushati u shpreh se, Partia Demokratike me Sali Berishën në krye është më e ashpër dhe më aktive në denoncimin e farsës së 11 majit.

Bushati u shpreh se, opozita duhet që të fitojë me argumente kundër propagandës së qeverisë, që njerëzit të besojnë se, në 11 maj ndodhi një farsë elektorale, e kurdisur nga Edi Rama.

‘Nuk kemi lëvizur nga stabilokracia. Aq më tepër që duhet të kemi parasysh se janë tjetër gjë ajo që ju përmendët në fillim, pra organizma të familjes së djathtë Europiane dhe Botërore, madje dhe parlamenti Europian.

Edhe një rezolutë e Parlamentit Europian nuk është detyruese për qeveritë e vendeve.

Ne duhet të pranojmë se jemi përballë faktit se disa lider të Europës edhe në Tiranë.

Ne duhet të punojmë që ti ndërgjegjësojmë ata jashtë, por zgjidhjet duhet ti kërkojmë gjithmonë brenda. Kurrë nuk duhet të shpresojmë se zgjidhjet do na vijnë nga stabilokratët e huaj.

Duhet të futen në një betejë për të fituar betejën ideore, atë të fakteve dhe të argumenteve me ata që thonë se zgjedhjet ishin allashqiptarçe, me ca defekte, por të pranueshme. Rama nuk kishte ndonjë gjë të madhe por ai fitoi zgjedhjet.

Pa çmontuar këto argumente të fuqisë propagandistike të regjimit nuk mund të fitohet beteja ideore dhe të bindet një pjesë e madhe e publikut për farsën që ka ndodhur në 11 maj.

Ka patur zhvillime dhe PD në raport me 4 vite më parë është më aktive dhe më e ashpër në denoncim. Në 2025 vërtetë është opozita është më e egër dhe më aktive, por nuk ka arritur ende të sigurojë fakte aq të pakundërshtueshme sa ato që njollosën zgjedhjet e 2017 apo 2025’, tha Andi Bushati në SYRI TV.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button