POLITIKË

Celibashi: Italia, Greqia dhe Gjermania shtetet me numrin më të lartë të aplikimeve

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi ka dhënë mesditën e sotme detaje në lidhje me votën e diasporës. Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Celibashi u shpreh se Italia, Greqia dhe Gjermania janë shtetet me numrin më të lartë të aplikimeve respektivisht me 37%, 27% dhe 11.9%.

Celibashi u shpreh se data 2 shkurt ka qënë data me numrin më të lartë të aplikimeve me 9774 aplikime dhe data 14 janar data me numrin më të ulët të aplikimeve në 3588. Kreu i KQZ sqaron se në 4 mars përfundon procesi i aplikimit dhe në 9 mars del lista e zgjedhësve të votuesve nga jashtë.

Celibashi: Data dy shkurt data me numrin më të lartë të aplikimevë me 9774 aplikime në ditë. Përgjithësisht në ditën e dielë është numri më i madh i aplikimeve, ndërsa dita me më pak aplikime është 14 janari, me 3588 aplikime. Dhe përgjithësisht dita e martë është dita më nr më të vogël të aplikimeve. Shtete me numrin më të lartë të aplikimeve janë Italia, Greqia, Gjermani, respektivisht me 37 %, 27% dhe 11.9%.

Po kështu këto janë 3 shtetet me numrin më të madh të miratimeve. 33.4% e totalit të zgjedhësve të cilëve u është miratuar kërkesa nga Italia, 22% nga Greqia, dhe 12.6% nga Gjermani. Në 4 mars përfundon procesi i aplikimit dhe në 9 mars kemi listën e zgjedhësve të votuesve nga jashtë. 24 Mars përfundon procesi i paraqitjes së kandidatëve për deputetë dhe ne mendojmë që menjëherë pas muajit Mars të fillojmë të përgatisim, do bëhet printimi i fletës së votimit që do vijë me kutinë e votimit dhe informacionin tjetër zgjedhor për votuesit jashtë.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha në një konferencë për shtyp se nëse do të pranohet propozimi i PD-së, do të duhet një tjetër sistem që të regjistrojë emigrantët.

PER është ndërtuar për të identifikuar dokumentet e identifikimit të lëshuara nga Republika e Shqipërisë. Nëse palët bien dakord që identifikimi mund të bëhet edhe përmes dokumenteve të tjera, do të duhet të bëhet një sistem tjetër ose të zhvillohet ky sistem. Nuk më takon të komentoj propozimet që partitë kanë në lidhje me ndryshime të mundshme të kodit, por nëse bien dakord ato, ne kemi detyrimin për t’i zbatuar ”, tha Celibashi.

Më tej, Celibashi bëri të ditur se i ka kërkuar Kuvendit që të miratojë buxhetin për fushatën zgjedhore.

I kemi kërkuar Kuvendit që sa më parë të miratojë buxhetin për partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje. Me siguri ky buxhet do tu vihet në dispozicion subjekteve zgjedhore më para fushatës, pasi ky buxhet u është vënë në dispozicion në zgjedhjet e mëparshme shumë pak ditë para nisjes së fushatës ose në ndonjë rast edhe kur fushata kishte filluar”, tha Celibashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button