Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËÇfarë ndodhi në koncertin e Dua Lipës

Çfarë ndodhi në koncertin e Dua Lipës

Tre persona pësuan lëndime të lehta në një koncert të Dua Lipa-s në Toronto të mërkurën mbrëma pasi disa fishekzjarre të paautorizuara u ndezën papritmas.
Policia është përgjigjur rreth orës 23:42 për të raportuar se dikush kishte hedhur fishekzjarre në fund të shfaqjes së Lipës, thotë për PEOPLE, polici Cindy Chung, një oficer i marrëdhënieve me median.


Tre persona u plagosën lehtë dhe menjëherë erdhën ambulancat.
“Ishte në fund, gjatë këngës së saj të fundit, kështu që menduam se fishezjarrët ishin pjesë e finales,” thotë një pjesëmarrëse në koncert për PEOPLE.

Fishekzjarret nuk kanë shkaktuar dëme dhe policia nuk ka asnjë të dyshuar për momentin. Chung thotë se incidenti është duke u hetuar dhe zyrtarët po punojnë duke siguruar kamerat.


Një përfaqësues i Lipës nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së PEOPLE për koment.
Fishekzjarret renditen si një artikull i ndaluar në Scotiabank dhe në faqen e internetit të arenës thuhet se kushdo që i posedon do t’i refuzohet hyrja dhe fishekzjarrët do t’i dorëzohen policisë.


Videoja e incidentit e shpërndarë në mediat sociale tregon fishekzjarrët që shpërthejnë ndërsa Lipa, 26 vjeçe, po fliste në skenë dhe i kërkonte turmës të duartrokiste për kërcimtarët e saj.

Një video e shpërndarë në TikTok tregon Lipën, e cila duket e hutuar nga shpërthimet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME