SPORT

Champions/ Real Madrid fiton aktin e parë ndaj Atleticos, Arsenali triumfon me 7 gola në Holandë

Real Madrid triumfon në aktin e parë të derbit të Madridit ndaj Atletico Madrid në Champions League, duke hedhur një hap drejt kualifikimit. Sfida e parë e luajtur në mitikun “Santiago Bernabeo” përfundoi në shifrat 2-1, me tre gola njëri më të bukur se tjetri.

Rodrygo shënoi super gol në minutën e 4-t, ndërkohë që Atletico iu kundërpërgjigj me Julian Alvarez, i cili shënoi super gol me të djathtën. Në pjesën e dytë Brahim Diaz shënoi golin e dytë për Realin. Sfida e kthimit do të luhet pas një jave në “Wanda Metropolitano”.

Arsenali e mbyll kualifikimin që në ndeshjen e parë, pasi fitoi thellë 7-1 ndaj PSV. Skuadra e Artetës dhuroi spektakël në Holandë, ndërkohë që ndeshja tjetër Dortmund-Lille u mbyll në barazim 1-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button