Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTChelsea flak jashtë Dortmundin, Benfica shuplakë “turistëve” belgë (vidio)

Chelsea flak jashtë Dortmundin, Benfica shuplakë “turistëve” belgë (vidio)

Chelsea është në çerekfinale të Champions League, pasi mposhti Dortmund 2-0 në Stamford Bridge. Rezultati përmbys humbjen 0-1 në ndeshjen e parë.

Në Londër, skuadra e Potterit luajti një pjesë të parë agresive plot me raste, përfshirë një shtyllë e golin e anuluar të Havertz. Blues zhbllokuan ndeshjen në minutën e 43′ me Sterling. Në fillim të pjesës së dytë, erdhi dyfishimi i Havertz me penalltia. Gjermani gaboi herën e parë, por VAR e përsëriti dhe shansin e dytë ai e realizoi. Në ndeshjen tjetër të kthimit të 1/8 të Champions League, Benfica mposhti Bruges 5-1 dhe kaloi në çerekfinale. Tronditës rezultati i përgjithshëm në favor të portugezëve, 7-1.

CHELSEA 2-0 BORUSSIA DORTMUND (0-1)

Në sezonin më të keq në vite, Chelsea u kthye në tetë skuadrat më të mira në Evropë. Formacioni i Potter, para tifozëve të tyre, mundi të rikuperonte 0-1 e pësuar në Dortmund në ndeshjen e parë. Një paraqitje bindëse ndryshe nga ajo e Gjermanisë ku, gabimet para portës i kushtuan shtrenjtë. Në momentin më të rëndësishëm të sezonit, Blues mundën të kapërcenin mungesat e rëndësishme, duke shfrytëzuar mundësitë e shumta që patën me Sterling dhe Havertz. Londinezët treguan se ditën edhe të vuanin. Për Dortmund, dominues në Bundesligë në vitin 2023 dhe i pari me pikë të barabarta me Bayern, 0-2 në Londër është një dush i ftohtë. Blues zhbllokuan ndeshjen në minutën e 43′ me Sterling. Në fillim të pjesës së dytë, erdhi dyfishimi i Havertz me penalltia. Gjermani gaboi herën e parë, por VAR e përsëriti dhe shansin e dytë ai e realizoi.

BENFICA 5-1 BRUGGES (2-0)

Ndeshja nuk u vu asnjëherë në diskutim, me luzitanët që zhbllokuan ndeshjen në minutën e 38′ falë Rafa Silva. Një super Gonçalo Ramos (47′, 57′), Joao Mario (71′) dhe David Neres (77′) përfunduan punën. Në fund goli i flamurit belg, i shënuar në minutën e 87′ nga Meijer.

Portugezi mund ta vendosnin kualifikimin në kasafortë që në momentet e para të ndeshjes, por goli i bukur i Joao Mario u anulua. Fantazisti u rikthye protagonist pak para minutës së 20′, por goditja e tij u devijua në vijë nga Meijer. Benfica kaloi në avantazh në minutën e 38′ kur Rafa Silva, kontrolloi dhe finalizoi me një goditje bilardo në këndin e djathtë të portierit. Pak para bilbilit të dyfishtë, skuadra e Schmidt dyfishoi, në minutën e 47′. Gonçalo Ramos ishte fantastik me një driblim në zonë e me të djathtën mposhti Mignolet..

Në pjesën e dytë Parker largoi Noa Lang, duke futur Onyedika në vend të tij. Belgët nuk mundën të reagonin dhe në minutën e 57′ erdhi goli i tretë, sërish me Ramos. Ndeshja u bë në fakt një seancë stërvitore për vendasit, të cilët në minutën e 71′ bënë poker. Penalltia e Joao Mario nuk mbaroi agoninë e miqve, sepse “manita” u shërbye gjashtë minuta më vonë nga Neres. Në fund kishte vend edhe për golin e flamurit të belgëve, të cilët në minutën e 87′ shënuan me Meijer. Përfundoi 5-1, për një rezultat të përgjithshëm 7-1. Benfica është ndër tetë skuadrat më të mira në Evropë, pasi ka eliminuar Bruges.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME