Sunday, May 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTCikalleshi në super formë, shënon tjetër gol te Konyaspor në Turqi ...

Cikalleshi në super formë, shënon tjetër gol te Konyaspor në Turqi (vidio)

Sokol Cikalleshi konfirmon formën fantastike që po kalon në Turqi. Sulmuesi i kombëtares gjeti golin me fanellën e Konyaspor në ndeshjen që këta të fundit po luajnë për llogari të kampionatit turk ndaj Basaksehir në transfertë.

33-vjeçari realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 53-të teksa lëshoi një diagonale të fortë tokazi, me portierin kundërshtar që nuk mundi të bënte asgjë për të evituar golin.

Cikalleshi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon teksa sulmuesi shkon në kuotën e tre golave në katër ndeshje në elitën turke.

Një lajm fantastik për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho në prag të dy ndeshjeve të kombëtares ndaj Çekisë në transfertë dhe Polonisë në shtëpi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME