Uncategorized

Cikalleshi shënon gol në Arabinë Saudite (vidio)

Sokol Cikalleshi vijon formën mjaft të mirë te skuadra e Al Khaleej në kampionatin e Arabisë Saudite. Sulmuesi kuqezi ka shënuar gol në ndeshjen që skuadra e tij ka barazuar 2-2 përballë Al Tai.

Kavajasi ka shënuar golin që ka zhbllokuar sfidën në minutën e 13-të, duke realizuar kështu golin e tij të 6-të sezonal në kampionatin saudit.

Al Khaleej nuk arrin të marrë tre pikë të arta dhe në luftën për mbijetesë, pasi barazohet në minutat shtesë nga miqtë.

https://twitter.com/SPL_EN/status/1636356649966338050?s=20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button