Sunday, May 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETÇipa, kreu i Unionit të Gazetarëve: Ajo që po ndodh me gazetarin...

Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve: Ajo që po ndodh me gazetarin Elton Qyno do ketë reagim

Kreu i unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisonin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News foli për mbajtjen prej 10 orësh në SPAK të gazetarit të Ora News, Elton Qyno ku i kërkohet burimi i informacionit. Çipa u shpreh se po ndiqet me shumë vëmendje dhe se reagimi do jetë ashtu siç meriton të jetë.

“Nëse kemi të bëjmë me një rast që quhet i paprecedentë për raportin e së drejtës që ka gazetari për të mos dekonspiruar burimin dhe këmbënguljen e drejtësisë për ta pasur atë burim atëherë kjo natyrisht që do marrë një dimension tjetër dhe në këtë cështje do të përfshihen jo vetëm elementët e avokatisë por edhe për ta dimensionuar atë edhe si një histori që është e re dhe ka të panjohurat e veta.

Po e ndjekim çështjen me shumë vëmendje. Presim sa më parë të kemi një njoftim zyrtar. Reagimi jonë do jetë ashtu siç meriton të jetë’’, tha ndër të tjera Çipa.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME